LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në ‘Pan-Europa’, vlerëson lartë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për pavarësi

Hoxhaj në ‘Pan-Europa’, vlerëson lartë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për pavarësi

Hoxhaj në konferencën ndërkombëtare Pan-Europa, vlerëson lartë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për pavarësinë e Kosovës.

Është mbajtur sot në Prishtinë, konferenca ndërkombëtare e PanEuropa-Kosova, me temën “Një dekadë e pavarësisë – Rruga Evropiane e Kosovës”, ku morën pjesë diplomatë të njohur evropianë, përfshirë Presidentin e Unionit Pan-Evropian, Alain Terrenoirre dhe ish-eurodeputeti Bernd Posselt, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, si dhe personalitete të njohura nga vendet e rajonit.


Konferencën e ka hapur zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka folur për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, sfidat dhe raportet e Kosovës me shtetet tjera.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi më i lartë gjeostrategjik i Kosovës, ndërsa theksoi se Kosova ka popullin më pro-perëndimor në Ballkan.

Hoxhaj tha se Kosova nuk do ta harrojë ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe kontributin e tyre në realizimin e aspiratës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke shtuar se falë tyre, Kosova sot është dëshmuar të jetë një storie suksesi.

“Asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugëtimin e gjatë që kemi pasur, të luftës për liri dhe pavarësi. Rrugë me përplotë sakrifica, por me plotë shpresa për realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për pavarësi dhe për ta pasur shtetin tonë. Kosova kurrë nuk do ta harrojë ndihmën dhe kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët janë të shumtë dhe janë kudo nëpër botë, që u angazhuan për Kosovën, që ajo sot të jetë një storie suksesi e ndërtimit të shtetit nga themelet”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe marrëdhënien kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori