Ushtruesi i detyrëa së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka qenë sot pjesëmarrës në në hapjen e shtëpisë së të moshuaruve në Suharekë.
Hoxhaj ka thënë se Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës.
“Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës, se si duhet të punohet sinqerisht dhe pandërprerë për nevojat e qytetarëve tanë. Thonë, parajsa fshihet nën kujdesin që ne kemi ndaj të moshuarve, prandaj, Halili me të gjithë ata shqiptarë bamirës, anë e kënd botës që kanë ndihmuar të realizohet ky projekt, padyshim që kanë bërë një vepër e cila do t’i lartësoj ata edhe para Zotit” ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.
Postimi i plotë:
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin e madh që të jem në hapjen e shtëpisë së të moshuaruve në Therandë, të parën të këtij lloji në Kosovë, që miku im, miku i të gjithë shqiptarëve, Halil Kastrati me shoqatën e tij “Jetimat e Ballkanit” kanë punuar shumë këto vite për ta përfunduar.
Jam i lumtur që Halili, përkundër sfidave që pati rrugës, nuk u dorëzua asnjëherë dhe sot të gjithë ne po e shohim në realitet një kryevepër arkitektonike, një shtëpi kujdesi, ku qindra të moshuar do të trajtohen me dashuri dhe kujdes të jashtëzakonshëm.
Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës, se si duhet të punohet sinqerisht dhe pandërprerë për nevojat e qytetarëve tanë.
Thonë, parajsa fshihet nën kujdesin që ne kemi ndaj të moshuarve, prandaj, Halili me të gjithë ata shqiptarë bamirës, anë e kënd botës që kanë ndihmuar të realizohet ky projekt, padyshim që kanë bërë një vepër e cila do t’i lartësojë ata edhe para Zotit.
Faleminderit Halil për kontributin dhe veçanërisht për shembullin e mirë dhe të jashtëzakonshëm që na ke dhënë të gjithëve gjatë gjithë kësaj kohe!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur