LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Më e rëndësishme për vendin, tërheqja e njohjeve apo tërheqjet e ambasadorëve?

Hoxhaj: Më e rëndësishme për vendin, tërheqja e njohjeve apo tërheqjet e ambasadorëve?

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar rreth lajmit për tërheqjen e njohjes për Republikën e Kosovës nga Sierra Leone, por gjithashtu ka komentuar edhe kërkesën e Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, për tërheqjen e shtatë ambasadorëve.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se derisa Serbia po e godet Kosovën kudo nëpër botë, kurse Ministri i jashtëm i Kosovës merret me lista të ambasadorëve.


Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në vend se kjo qeveri të merret me arsyet dhe rrethanat e tërheqjes se njohjes nga Sierra Leone dhe me parandalimin e tërheqjeve tjera eventuale, ajo merret me tema fiktive, akte populiste, vendime për efekte elektorale

Postimi i plotë i Hoxhajt:

“Çfarë është më jetike për vendin? Tërheqja e njohjeve apo tërheqjet e ambasadorëve?

Ministri i jashtëm i Serbisë po godet Kosovën kudo ku mundet nëpër botë. Ministri i jashtëm i Kosovës merret me tema të brendshme dhe me lista të ambasadorëve!

Në vend se kjo qeveri të merret me parandalimin e tërheqjeve tjera eventuale, qeveria e re merret me tema fiktive, akte populiste, vendime për efekte elektorale… dhe në vazhdimësi po i ik përgjegjësisë së dështimit në politiken e jashtme dhe përgjegjësisë reale për vazhdimin e dialogut.

Skandalin e sotëm të tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone, qeveria e re po e mbulon me kërkesën për tërheqjen e shtatë ambasadorëve të respektuar e profesional, që i kanë shërbyer gjatë Kosovës.

Politika e jashtme dhe përfaqësimi i Kosovës po rezulton të jetë pika më e dobët e kësaj qeverie. Kemi konfrontimin e drejtpërdrejtë me Amerikën, përkeqësimin e raporteve me Shqipërinë, tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone dhe çuditërisht, shprehjen e vullnetit të mirë ndaj Serbisë.

Politika e jashtme nuk bëhet duke u hakmarrë! Ajo nuk do duhej të reflektojë ndasitë e politikës së brendshme. Kosova duhet të ketë vazhdimësi e përfaqesim unitar në marrëdhenie me jashtë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar sot kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, saktësisht ambasadores Vlora Çitaku, ambasadorit Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Konjufca tha se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori