LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Dialogu është një shans që ne të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Hoxhaj: Dialogu është një shans që ne të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të tregohet e përgjegjshme dhe nuk guxon ta lëshoj tavolinën e dialogut.

Ai në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë dialogu është një shans që ne të arrijmë një marrëveshje me Serbinë.


“Ne pranojmë marrëveshje nëse ajo i përmbushë interesat tona strategjike. Nuk kemi çfarë bisedojmë me Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën”, deklaroi Hoxhaj.

Enver Hoxhaj ka thënë se Thaçi ka mbështetjen e të gjithë subjekteve qeveritare dhe të qytetarëve të Kosovës për të përfaqësuar shtetin në bisedime.

“Nuk është në favor të Kosovës të qëndrojë në vend, ndërsa bota po ndryshon…BE nuk e pret Kosovën në pafundësi nëse ne kemi mosmarrëveshje të brendshme si ato të fundit në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se treni i bisedimeve tashmë është nisur dhe askush nuk mund të përcaktoj shpejtësinë e këtij treni, duke qëndruar në stacion.

Ai ka thënë se ekziston një afat dhe deri në muajt Mars-Maj duhet arritur një marrëveshje, pasi më pas janë zgjedhjet në Bashkimin Evropian.

“Kemi raste në botë ku palët nuk kanë arritur marrëveshje për vite të tëra, por më pas në disa muaj është arritur zgjidhja, prandaj edhe ne mund të arrijmë marrëveshje brenda këtyre muajve”, deklaroi më tej Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori