LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Asociacioni të formohet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Hoxhaj: Asociacioni të formohet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se shpejtësia e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duhet të shkojë paralelisht me shpejtësinë e Kosovës në anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Hoxhaj këtë deklaratë e bëri në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.


Ai tha se këtë qëndrim e ka pasur që nga viti 2015 sa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

“Sa i takon OKB-së dhe Asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të Asociacionit ta integronim më një pako të madhe të një marrëveshje kornizë e cila do të i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Këtë qëndrim e kam pas në 2015, 2016, 2017 sa kam qenë ministër i jashtëm dhe këtë qëndrim kam bërë përpjekje ta shtyjë çdo herë. Mendoj që shpejtësia e themelimit të Asociacionit duhet të shkojë paralelisht me shpejtësinë e Kosovës në anëtarësimin në OKB.

Këtë qëndrim e kam nda me të gjithë krerët e vendit publikisht. Themelimi defakto i Asociacionit duhet te shkojë paralelisht me avancimin e statusit ndërkombëtarë të Kosovës në OKB. Është kartë kushtëzimi që e kemi”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj,  transmeton Telegrafi.

I pyetur nga deputeti i Nismës Socialdemokrate se pse Qeveria ka tërhequr platformën për dialog nga Kuvendi dhe se a është bërë kjo që Thaçi të shkojë “me duar në xhepa” të dielën në dialog, Hoxhaj tha se është shumë më e rëndësishme që të fokusohemi se si do të zhvillohet kjo fazë e fundit e dialogut sesa se kush po shkon në dialog.

“Do të ishte absurde nëse ne në një instrument të arritjes të konsensusit politik nuk merremi vesh në tryezë, ta çojmë një platformë e cila do duhej të miratohet në kuvend. Mendojmë që partitë politiken tryezë do duhej të arrijnë një konsensus se si të shkohet përpara në dialog dhe mandej ta dërgojnë një platformë në Kuvendin e Kosovës të cilat do duhej të miratohej nga ana e juaj.

Teksti që është dërguar fillimisht ka qenë një draft rezolutë dhe jo platformë. Ne duhet të jemi më të vëmendshëm rreth epilogut të dialogut sesa kush po shkon në dialog. Në letrën qe ka marrë presidenti Thaçi nga zonja Mogherini e përcakton, me sa unë e pash dialogun si fazë të fundit. D.m.th ka një kalendar kohor për dialogun, i përcaktuar nga BE dhe partnerëve tanë perëndimor. Ne do të shohim se si në këtë kalendar kohorë do të përgatitemi dhe do të marrim pjesë sa më mirë”, tha ndër të tjera Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori