Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së me qëllim të informimit për agjendën evropiane të Kosovës dhe koordinimit më efektiv në çështjet e interesit të përbashkët.
Mes të tjerash, Hoxhaj i ka njoftuar edhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe nevojën për një bashkë-koordinim të disa prej agjendave ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e MPJ.
“Sot pata një bashkëbisedim shumë përmbajtjesor me ambasadoret e BE-së të akredituar në Kosovë, të cilët i informova për reformat që Qeveria e Kosovës po ndërmerr në zbatimin e MSA-së, me theks të veçantë në përgatitjen e takimit të parë të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-se. I informova edhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe nevojën për t’u koordinuar me miqtë dhe partnerët evropianë në disa prej çështjeve prioritare”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, u bisedua për nevojën e përmbylljes imediate të kritereve rreth liberalizimit të vizave dhe votimit të ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
Takimi shërbeu për të shkëmbyer pikëpamje rreth agjendës multilaterale të Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ndërsa ministri pranoi edhe përkrahjen e shteteve anëtare të akredituara në Prishtinë dhe të vet delegacionit të BE-së për qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me adresimin e kritereve të procesit të integrimit evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore