Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka pezulluar hoxhën që u akuzua për fshehje të krimit. Hysen Shehu shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banese ku edhe regjistroi rrëfimin e nuses që vrau vjehrrën duke e helmuar me fostoksinë.
Hysen Shehu është hoxhë në Xhaminë e Çollakëve në Qytetin Studenti. Por, në kohën kur nuk është në xhami, hoxha ndihmon njerëzit që mendojnë se janë prekur nga magjitë.
Në faqen e tij në facebook ai ka publikuar edhe një listë të problemeve që ai zgjidh duke kënduar vargjet e Kuranit.
Aktualisht ai ndodhet në qeli i akuzuar për moskallëzim krimi. Shumica e njerëzve nuk pranojnë të flasin për hoxhën, por ata që kanë patur kontakt me të e vlerësojnë.
“Për ne ka qenë shumë i mirë, korrekt. Edhe njëherë kur mu sëmur mua nusja, ai bëri njeri. Edhe vllain ai e solli në vijë, gocën e hallës. U këndoi me gjerat e veta për t’i larguar xhindët. Si në xhami”, thotë një i ri.
Shpresa Abdullai e afërme e viktimës Lirie Lami, e njeh hoxhën për famën e tij. “Si hoxhë ka bërë shumë mirë”, thotë ajo.
Hoxha Hysen Shehu, njihet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
“Ka qenë hoxhë i emëruar që nga 2015-a dhe shërbente tek xhamia e Çollakeve ne Qytetin Studenti. Ne kemi marrë masën e pezullimit deri në momentin që Gjykata të marrë masën e lirimit nga akuzat”, u shpreh Ylli Gura, myftiu i Tiranës, transmeton tch.
Por, a mban përgjegjësi Komuniteti Mysliman për veprimtarinë që ushtronte në shtëpinë e tij hoxha i Xhamisë së Çollakëve?
“Përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive në raport me shërbimet që japin brenda këtyre edhe besimtarët. E aspak në raport me shërbimet personale apo private që japin arta në shtëpinë e tyre. Më e mira është që aktivitete të tilla duhet të certifikohen”, tha Ylli Gura.
Hoxhe Hysen Shehu deklaroi ne gjykate se qe nuk ja lejonte feja ta publikonte rrëfimin e besimtares.
“E para është shenjtëria e jetës dhe shenjtëria e privatësisë. Nuk ka në kornizën e fesë tonë moskallëzim për vepra të tilla penale. Çdo hoxhë mban përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që bie ndesh me legjislacionin ne fuqi”, shton Ylli Gura.
Hoxha ishte në dijeni të një vrasjeje prej një viti dhe kishte edhe prova, të cilat nuk i referoi në organet kompetente, duke u akuzuar sot për moskallëzim krimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?