LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Projekti me Luksemburgun i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve dhe zbatimin e MSA-së

Hoxha: Projekti me Luksemburgun i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve dhe zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me kërkesë të Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, ka informuar Komisionin lidhur me Projektin për asistencë teknike i Luksemburgut, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian.

Procesi i integrimit është kompleks dhe kërkon reforma në shumë sektorë, theksoi Ministrja Hoxha, për këtë, kapacitetet institucionale janë ndër faktorët kyç.


“Ministria e Integrimit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerët duke përfshirë Zyrën e BE-së, ka identifikuar një numër të fushave prioritare të MSA-së, të ashtuquajturit kapituj të Acquis, ku do të kontribuohet në forcimin e kapaciteteve. Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit”, theksoi Hoxha.

Po ashtu Hoxha kërkoi që të ofrohet mbështetje edhe për Ministrat dhe Komisionin sepse sipas saj, asistenca për shërbimin civil duhet të koordinohet edhe me asistencë për nivelin politik për implementimin e MSA-së.

Ajo tha se pas negocimit, më 7 mars të këtij viti kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian me Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA në disa fusha prioritare dhe mbështetje për komunikim efektiv të procesit të MSA-së.

“Asistenca ofrohet për trajnim, trajnim të trajnerëve, nevoja ad-hoc për ekspertizë dhe politika të caktuara dhe hulumtime gjithëpërfshirës i politikave të BE-së për të ndihmuar në formulimin e politikave nacionale dhe përafrimin e legjislacionit. Fushat prioritare bazohen në prioritetet e MSA-së dhe përfshijnë 10 fusha të politikave nga të cilat 9 kapituj të Acquis dhe një temë horizontale”, tha Hoxha.

Sipas saj, projekti planifikohet të realizohet për 4 vite, shuma e mbështetjes është 2.1 milion euro nga të cilat Luksemburgu jep grant 2 milion euro dhe bashkëfinancimi nga MIE është 100,000 euro.

Projekti do të menaxhohet nga Komiteti i përbashkët Drejtues (MIE, Luksemburg) dhe do të implementohet nga Ministria e Integrimit.

Projekti për zhvillimin e kapaciteteve në vlerë prej 1.5 milion euro është duke u negociuar me Qeverinë e Norvegjisë, për 9 kapituj të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori