Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka reaguar ndaj shkrimit “Muslimanët e Facebook-ut”, të akademikut Mehmet Kraja.

Musliu, duke e komentuar njërën nga frazat të cilat i ka shkruar Kraja, nuk ka hezituar ta quaj shkrimtarin “sekular” në fjalë dhe stalinist në mendësi.


“Mehmet Kraja :Çfarë do të bëni me Kosovën? Ku do ta çoni atë, në Lindje apo në Perëndim? Këtë ende nuk e keni thënë haptas. E unë në këtë pyetje po te përgjigjem zotëri komunist; Kosovën dhe shqiptarinë nuk do tua japim as Lindjes e as Perëndimit, po do ta mbajmë për vete o ti ‘sekular’ me fjalë, ndërsa komunisto stalinist me tru”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Kraja në rrjetin social Facebook pas publikimit të shkrimit “Myslimanët e Facebook-ut”, ka ngritur një sërë çështjes për myslimanët të cilët sipas tij, kanë pretendime që nuk përkojnë me vlerat perëndimore, gjë që ka nxitur një mori reagimesh./Telegrafi/