LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Nesër do të vazhdojmë kërkimet edhe tek urat e tjera në Lepenc

Hoxha: Nesër do të vazhdojmë kërkimet edhe tek urat e tjera në Lepenc

Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka treguar se nesër do të vazhdojnë kërkimet për policin që ende nuk është gjetur.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Gazmend hoxha ka treguar për kp se kërkimet për Armend Prenajn, policin e dytë të aksidentuar që ende nuk është gjetur në Lepenc, për sot janë ndërprerë. Ai tha se ato do të vazhdojnë nesër kur do të kontrollohen edhe disa ura përgjatë Lepencit, e të cilat janë evidentuar nga Policia, FSK-ja dhe ekipi i Agjencisë së Emergjencave të Kosovës si pika të dyshimta.

“Edhe pse ka pasur vështirësi sot për shkak të reshjeve të shiut dhe ngritjes së nivelit të ujit ne nuk e kemi ndërprerë operacionin gjatë gjithë ditës por fatkeqësisht nuk kemi pasur rezultate në gjetjen e  trupit të kolegut të dytë që u aksidentua. Nesër do të vazhdojmë me kërkimet edhe në pikat të cilat janë evidentuar si të dyshimta nga ekipet e FSK, Policisë dhe AME-së”, ka treguar Hoxha.


Armend Prenaj bashkë me Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi I pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori