LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Vjenë: BE-ja të vlerësoj drejt të arriturat tona

Hoxha në Vjenë: BE-ja të vlerësoj drejt të arriturat tona

Në Konferencën e 16-të, com-sult, në Vjenë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në diskutimin me temën “Formimi i të Ardhmes“, ka trajtuar çështjen “BE dhe fqinjët e saj juglindorë: Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”

Në fillim, Hoxha foli për perspektivën e Kosovës por edhe vendeve tjera në rajon, të ardhmen e saj evropiane, duke qenë qëllimi i përbashkët, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Ne jemi të vetëdijshëm se procesi është sfidues dhe kërkon shumë punë dhe reforma për t’u ndërmarrë dhe Qeveria e Kosovës ka shprehur angazhimin e saj për këtë rrugë përpara. Unë besoj fuqishëm se pjesa më e rëndësishme ku BE-ja duhet të përqendrohet- është procesi i zgjerimit. Është e qartë se BE ka rregullat e veta për pranimin dhe vendet e Ballkanit kanë ende punë për të bërë me reformat thelbësore që prekin sektorët më të rëndësishëm, megjithatë BE duhet të jetë në gjendje të vlerësojë objektivisht arritjet dhe të marrë vendime në përputhje me rrethanat”, potencoi Hoxha, dhe shtoi se duhet të shmangim procedurat e zgjatura që do të krijonin pasiguri për vendet e Ballkanit.

Procesi i zgjerimit, vuri në dukje Ministrja, duhet patjetër të jetë i bazuar në merita, prandaj, BE-ja duhet të vlerësoj përmbushjen e kritereve.

Hoxha e përshkroi fazën pas pavarësisë, duke cekur se 11 vitet e fundit, Kosova ka kaluar nëpër një tranzicion ekonomik, politik dhe shoqëror, por gjatë këtij udhëtimi, gjithmonë vendi ishte unik për perspektivën evropiane dhe shtoi se Kosova është shteti më pro-evropian në Evropë.

“Një nga sfidat me të cilat ballafaqohemi vitet e fundit është liberalizimi i vizave. Përveç faktit që Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, konfirmuan se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, BE nuk po e bën liberalizimin e vizave. Kjo po bën që njerëzit të dyshojnë në interesin e BE-së kundrejt Kosovës”, ceku Ministrja Hoxha.

Ministrja potencoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me agjendën evropiane, duke përfshirë dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në BE. Prandaj, theksoi Ministrja, Kosova nuk është e ndryshme nga shtetet tjera dhe planet e zgjerimit duhet të përfshijnë Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori