LAJMI I FUNDIT:

Hovenier kërkoi “rol teknik dhe jo politik”, i përgjigjet Krasniqi: Kryetarët në veri do të ushtrojnë të gjitha kompetencat

Hovenier kërkoi “rol teknik dhe jo politik”, i përgjigjet Krasniqi: Kryetarët në veri do të ushtrojnë të gjitha kompetencat

“Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke parë kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën”.

Por, në të njëjtën linjë të mendimi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nuk është edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili në TV Dukagjini theksoi se kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të Kosovës do të jenë kryetarë me kompetenca të parapara me ligj.


Kështu ndryshe nga Hovenier që kërkoi që kryetarët të kenë “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi lë të nënkuptohet se kryetarët do të kenë “rol politik dhe jo teknik”.

“Kryetarët e zgjedhur do të jenë kryetarë me ato kompetenca të parapara me ligj”, ka thënë Krasniqi.

Duke komentuar betimin e kryetarit të Komunës së Veriut, Erden Atiq, që ndodhi gjatë të premtes (sot), Krasniqi pohoi se Qeveria e Kosovës do e mbështet kryetarin e sapo betuar për implementimin e plotë të mandatit të tij.

“Çka është e rëndësishme, është që të gjithë kryetarët e tjerë dhe Atiqi do të ushtrojnë të gjitha kompetencat e parapara me kushtetutë dhe ligjet aplikative, keni parasysh që komuna e Mitrovicës së Veriut ka të drejta të deleguara shtesë, janë nën përgjegjësinë e atit, dhe kjo është e rëndësishme dh ne si Qeveri jemi në mbështetje të implementimin të mandatit të tij”, ka shtuar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori