LAJMI I FUNDIT:

Houston me fitoren e tetë rresht, Ingram ja siguron fitoren Lakers me treshe çastet e fundit (Video)

Houston me fitoren e tetë rresht, Ingram ja siguron fitoren Lakers me treshe çastet e fundit (Video)

Houston Rockets e ka realizuar fitoren e tetë rresht, kësaj radhe ndaj Utah Jazz në udhëtim me rezultat 112-101, kurse Los Angeles Lakers fitoi me rezultat 107-103.

Lakers dhe Philadelphia zhvilluan ndeshje dramatike mes vete, ku madje Lakers patën epërsinë deri 16 pikë, për t’u barazuar në fund.


Megjithatë, në momentet e fundit përplasjen mes ekipeve të së ardhmes në NBA e vendosi Brandon Ingram i cili shënoi tri pikësh pas asistimit fenomenal nga Lonzo Ball.

Më i miri në këtë takim ishte Joel Embiid me 33 pikë, i shoqëruar nga Ben Simmons me triple double prej 12 pikë, 13 kërcime e plot 15 asistime.

Te Lakers shkëlqyen Ingram me 21 pikë, dhe Lonzo Ball me 10 pikë, tetë kërcime e tetë asistime.

James Harden realizoi 29 pikë dhe ishte më i miri bashkë me Chris Paul i cili regjistroi 18 pikë e 13 asistime në këtë duel, duke ja siguruar fitoren Houstonit.

Në konferencën lindore Philadelphia zbret në vendin e tetë me tetë ndeshje prapa vendit të parë që i takon Bostonit.

Në Perëndim, Houston Rockets mban kryesimin me me një fitore më shumë se Golden State dhe tri fitore më shumë se San Antonio, kurse Lakers është në vendin e 10-të me vetëm katër fitore larg një vendi që çon në playoff. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori