LAJMI I FUNDIT:

Houston ende në terror

Houston ende në terror

Ka tri ditë tashmë që shirat e mëdha dhe uragani kanë kapluar qytetin e Teksasit, Hjuston. Siç duket ankthi ende nuk ka përfunduar pasi që ende pritet të ketë shira të mëdha.

Përveç Teksasit, uragani “Harvey”, pritet të prek edhe Luizianën, dhe gjithashtu edhe Nju Orleans pritet të preket nga uragani. Deri më tani raportohet për 9 të vdekur, prej të cilëve 6 prej tyre janë të së njëjtës familje.


Policia e vendit ka thënë se frikësohen se edhe sa trupa të pa jetë do të gjinden, kur të të reshurat do marrin fund.

Krye bashkiaku Mitch Landreu, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të rrinë të sigurt në shtëpitë e tyre, dhe të mos dalin në rruge.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të bëjë vizitë në vend dhe ka shpallur gjendje emergjente në shtet.