Në kohën kur ka filluar votimi, të pranishëm në seancë janë 84 deputetë.

Ndërkaq, deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj, e Agim Veliu, ndohen në sallë por nuk kanë votuar.

Por me prezencën e dy deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe, Fadil Gashi dhe Adem Hoxha, mosvotimi i tyre do të jetë i pavlerë, pasi janë siguruar votat e duhura për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkaq, më herët deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë shkurt para mediave se “nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim shpesh”, ndërsa Agim Veliu ka thënë se “s’ka ndryshuar asgjë nga dje”.

Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.