LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit japonez

Hoti: Uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit japonez

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Hoti i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Shinzo Abe, transmeton Telegrafi.


“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë. Kontributi i tij gjatë qeverisjes mbetet i jashtëzakonshëm, i pranuar globalisht, për të mirën e Japonisë dhe përtej saj, deri te mbështetja e vazhdueshme dhe e pa rezervë ndaj shtetit tonë, Kosovës”, ka thënë Hoti në një shkrim në Facebook.

Kryeministri Hoti ka thënë se “Japonia mbetet vend mik i Kosovës, kurse kryeministri Shinzo Abe është dhe do të mbetet përherë mik i çdo qytetari të Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori