LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Trendi i rasteve të reja me coronavirus në rënie, por situata nuk është plotësisht nën kontroll

Hoti: Trendi i rasteve të reja me coronavirus në rënie, por situata nuk është plotësisht nën kontroll

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se megjithëse trendi i rasteve të reja me coronavirus ka filluar të bie, kjo nuk është shenjë që situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe pandemisë i është dalë në krye.

Hoti këto komente i bëri në takimin me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj COVID-19, Hapjen e takimit e bëri zëvendëskryeministri Goran Rakiq, në gjuhën serbe dhe më pas të pranishmit i përshëndeti edhe në gjuhën shqipe.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bie, po nuk është shenjë që i kemi dalë në krye dhe e kemi fut plotësisht në kontroll pandeminë duke qenë se numri i rasteve të reja me fatalitet fatkeqësisht po mbetet i lartë”, tha kryeministri, raporton Telegrafi.

Ai u shpreh se janë duke bërë maksimumin tash e sa kohë që të koordinojnë aktivitetet për t’i dalë në ballë kësaj situate.

“Jemi munduar të vendosim bashkëpunim të rregullt… Sigurisht që ka hapësirë për bashkëpunim më të mirë dhe efikas, ndërmjet ministrive dhe komunave…”, tha Hoti.

Kryeministri më tej tha se MASH ka bërë një punë në studimin e përvojave të vendeve të ndryshme sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor, duke pasur parasysh shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve në shkolla, po në të njëjtën kohë duke u siguruar që nuk mbetemi prapa sa i përket realizimit të planprogramit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.

Ndryshe, pas pjesës hyrëse të kryeministrit Hoti, takimi është mbyllur për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori