Hoti: Të mbahet edhe një takim konsultativ, në të kundërtën s'ka rrugë tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese


Shefi i Grupit parlamentar i LAA-së, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është fyerje për qytetarët e Kosovës mungesa e kuorumit në Kuvend.
Ai tha se është hera e pestë që ftohet seanca dhe kanë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar të marrin pjesë në seancë, ndërsa deputetët e PAN-it vazhdojnë të mos jenë të pranishëm.
Hoti, ka propozuar një tryezë me partitë politike që të diskutojnë se si t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e punës së Kuvendit.
Hoti kërkoi nga kryesuesi Mikullovci kërkoi të ftojë edhe një takim konsultativ me të vetmen pikë të rendit të ditës mbajtjen e seancës, e në mënyrë që të merr pjesë edhe PAN-i. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/08/2017




































