LAJMI I FUNDIT:

Hoti shpërblen me libra nxënësit fitues të Garës Nacionale në Prishtinë

Hoti shpërblen me libra nxënësit fitues të Garës Nacionale në Prishtinë

Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti sot gjatë ditës ka shpërndarë libra për 266 nxënës në Komunën e Prishtinës si fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik.

Hoti tha se rezultatet e këtyre garave janë arritur falë punës së mësimdhënësve, prindërve por edhe fëmijëve.

“Ne sot kemi sjellë para jush libra falë punës tuaj. Ju keni dëgjuar se kemi shumë probleme ne arsim, por arsimi për ne ka qenë shtylla kryesore. Pa arsimin sot asgjë nuk mund të ecë përpara, prandaj ju jeni e ardhmja. Kjo është çështje fundamentale ku të gjithë ne, prindër, politikanë, shërbyes civil, mësimdhënës e të tjerë, duhet të jemi në shërbim të arsimit sepse përmes jush ne kemi një shans të jashtëzakonshëm. Përmes arsimit ju do të mund të formësoni personalitetin tuaj dhe në të ardhmen do të merrni vendime të mëdha për vete dhe për vendin. Kur mendoni ndonjëherë se keni shumë halle e derte si nxënës dhe që keni shumë mangësi për t’i arritur ato që dëshironi në jetë, mos harroni merrni libra dhe lexoni sepse përmes leximit ju mund t’i arrini të gjitha”, tha Hoti.

Si shenjë falënderimi për organizimin e garave, nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti”, i dhuruan Koordinatorit Hoti disa punime dore, njofton Zyra e Koordinatorit Hoti.

Komuna e Prishtinës ka pasur 3293 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 113 në nivelin komunal dhe 266 fitues në nivelin shkollor të garës.​

Më poshtë e gjeni të plotë komunikatën e Zyrës së Koordinatorit:

Koordinatori Hoti shpërblen me libra nxënësit në Prishtinë

Për 266 nxënës në Komunën e Prishtinës, sot Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë shpërndarjen e librave si fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik.

Me këtë rast Koordinatori Hoti tha se këto rezultate pozitive janë arritur falë punës së mësimdhënësve, prindërve por edhe fëmijëve.

Duke theksuar rezultatet e jashtëzakonshme të garave nga të cilat 44,723 nxënës fitues morën shpërblime, mbi 200 drejtorë, prind, staf organizativë u shpërblyen, koordinatori Hoti  tha se ka qenë një angazhim vullnetar në gjithë Kosovën në të mirë të arsimit.

“Ne sot kemi sjellë para jush libra falë punës tuaj. Ju keni dëgjuar se kemi shumë probleme ne arsim, por arsimi për ne ka qenë shtylla kryesore. Pa arsimin sot asgjë nuk mund të ecë përpara, prandaj ju jeni e ardhmja. Kjo është çështje fundamentale ku të gjithë ne, prindër, politikanë, shërbyes civil, mësimdhënës e të tjerë, duhet të jemi në shërbim të arsimit sepse përmes jush ne kemi një shans të jashtëzakonshëm. Përmes arsimit ju do të mund të formësoni personalitetin tuaj dhe në të ardhmen do të merrni vendime të mëdha për vete dhe për vendin. Kur mendoni ndonjëherë se keni shumë halle e derte si nxënës dhe që keni shumë mangësi për t’i arritur ato që dëshironi në jetë, mos harroni merrni libra dhe lexoni sepse përmes leximit ju mund t’i arrini të gjitha”, tha Koordinatori Hoti.

Edhe drejtori i shkollës “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi gjatë ceremonisë falënderoi koordinatorin Hotin, stafin e shkollës por edhe prindërit për arritjen e rezultateve në gara. “Ne si shkollë kemi bashkëpunuar me Koordinatorin Hoti dhe ekipin e tij, por kjo është dita më e mirë për neve sepse kemi pas sfida me javë të tëra. Ne kemi qenë pjesëmarrës në këtë garë me nxënësit e shkollës sonë, të cilat kanë qenë interesante dhe e rëndësishmja është që fëmijët janë ndarë të kënaqur. Pas pak do të fillojë edhe shpërndarja e librave nga Koordinatori Hoti për nxënësit dhe në këtë rast po promovohet leximi dhe të lexuarit. Natyrisht vlera e librit është më e madhe sesa që flasim ne, por që besoj që këta fëmijë do t’i lexojnë këta libra dhe do t’ua proklamojnë bashkëmoshatarëve të tyre që t’i lexojnë edhe ata”, tha Maliqi.

Si shenjë falënderimi për organizimin e garave, nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti”, i dhuruan Koordinatorit Hoti disa punime dore.

Komuna e Prishtinës ka pasur 3293 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 113 në nivelin komunal dhe 266 fitues në nivelin shkollor të garës.​

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori