LAJMI I FUNDIT:

Hoti sfidon Kurtin: T’i anulojë marrëveshjet e qeverive të kaluara, nëse ka guxim

Hoti sfidon Kurtin: T’i anulojë marrëveshjet e qeverive të kaluara, nëse ka guxim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mëdha, ndërsa, deklarimet e Qeverisë Kurti se po “iu del punë për t’i korrigjuar dëmet e ish-qeverive”, po i quan deklarime të kota dhe pa asnjë vlerë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se nëse ka guxim kryeministri, Albin Kurti le t’i anulojë marrëveshjet e kaluara.

“E ka shumicën e në Kuvendin e Kosovës. Mund t’i sjell të gjitha ato marrëveshje që i paskan bërë qeveritë paraprake dhe t’i anulojë ato marrëveshje. Le t’i anulojë nëse ka guxim dhe le ta përmbyll atë çështje dhe përmbyllet ky debat. Por është vetëm deklarim i kotë”, tha Hoti në RTV21, përcjell Telegrafi.


Hoti tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është transparente lidhur me takimet në Bruksel.

Ai tha se e kanë pritur në seancë që të prezantohet platforma siç kanë bërë të gjithë kryeministrat më përpara në proces të dialogut.

Tutje Hoti ka shpjeguar se si ka vepruar ai para se t’ia niste procesit të dialogut në kohën kur ishte kryeministër.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori