LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit, Hoti i reagon ministrit Murati: Mos ia fut kot, po i mashtroni deputetët

Rishikimi i buxhetit, Hoti i reagon ministrit Murati: Mos ia fut kot, po i mashtroni deputetët

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me 6 vota për, 2 kundër ka miratuar përmbajtjen tekstuale të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Me këtë rishikim është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar rishikim të nenit 15 të këtij projektligji, pasi sipas tij nuk është e nevojshme kjo kredi.

Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për Buxhet për vitin 2021
Lexo po ashtu Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për Buxhet për vitin 2021

Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili theksoi se kjo kërkesë e deputetit Hoti është për çështje politike.

Për këtë cilësim politik nga ministri Murati, ish-kryeministri Hoti ia ktheu shkurt, “mos ia fut kot, po i mashtroni deputetët”.

Në seancën e fundit parlamentare me shumicë votash Kuvendi ka miratuar mocionin e propozuar nga VV-ja që rishikimi i buxhetit për vitin 2021 të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Seanca parlamentare për miratimin në lexim të dytë të rishikimit të buxhetit pritet të mbahet më 28 korrik në orën 10:00. /KP/Telegrafi/