LAJMI I FUNDIT:

Hoti priti shefin e Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi

Hoti priti shefin e Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi

Kryeministri i Avdullah Hoti priti sot në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.

Në takim, kryeministri Hoti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë për punën e bërë që nga pas lufta, sidomos angazhimin dhe rolin e veçantë të këtij misioni për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë mision, duke theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, me qëllim të ndriçimit të fatit të secilit person të pagjetur si pasojë e luftës në Kosovë.

Ndërsa, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi e njoftoi kryeministrin Hoti për punën që bën KNKK-ja. Ai, me këtë rast, theksoi se KNKK-ja i mbështet familjarët në përpjekjet e tyre për ta përcaktuar fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur, duke promovuar përherë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mandatin specifik humanitar për t’i mbrojtur dhe për t’i ndihmuar viktimat e konflikteve të armatosura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori