LAJMI I FUNDIT:

Hoti për emërimin e Konsullit në Çeki: Nuk kam qenë në dijeni, emërimi nuk u bë në koordinim me mua

Hoti për emërimin e Konsullit në Çeki: Nuk kam qenë në dijeni, emërimi nuk u bë në koordinim me mua
Foto: Arkiv

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë,  nuk ka qenë në dijeni dhe se për këtë është njoftuar nga mediat.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky emërim nuk është bërë në koordinim me të.

Reagon djali i Haxhi Shalës: Si Konsull në Çeki jam emëruar sipas ligjit, pse jam djali i një deputeti nuk do të duhej të ishte pengesë e as të nxiste debat
Lexo po ashtu Reagon djali i Haxhi Shalës: Si Konsull në Çeki jam emëruar sipas ligjit, pse jam djali i një deputeti nuk do të duhej të ishte pengesë e as të nxiste debat

“Për emërimin e Konsullit të  Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.


Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe reagime të shumta ka pasur për emërimin e Flakorn Shalës në këtë pozitë. U.d e presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se do ta shfuqziojë këtë vendim të cilin ajo ka thënë se është bërë nga ish-presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori