LAJMI I FUNDIT:

Hoti pas tërmetit në Kroaci: Jemi me ju miq, në ditë të mira dhe të vështira

Hoti pas tërmetit në Kroaci: Jemi me ju miq, në ditë të mira dhe të vështira

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është i prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti.

Hoti ka thënë se në emër të Qeverisë shpreh solidarizim pas tërmetit në Kroaci.

“I prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në veri të Zagrebit. Në emër timin dhe të Qeverisë shprehi solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarëve të saj. Jemi me ju, miq, në ditë të mira dhe të vështira”, ka pohuar Hoti në Facebook.

Ndryshe, në orët e mëngjesit të ditës së hënë, në Kroaci kanë ndodhur tri tërmete me fuqi relativisht të lartë. Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, edhe Zagrebi gjithashtu u trondit nga dridhjet e tokës, megjithëse epiqendra ishte afër Petrinja.

Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, tërmeti kishte një magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori