LAJMI I FUNDIT:

Hoti pas takimit me Grupit të Grave Deputete: Fuqizimi ekonomik krijon mundësi të barabarta

Hoti pas takimit me Grupit të Grave Deputete: Fuqizimi ekonomik krijon mundësi të barabarta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, Vlora Limani – Hajnuni, Teuta Haxhiu dhe Besa Ismaili, me të cilat ka biseduar për respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

Hoti ka nënvizuar rëndësinë për mbështetjen ekonomike të grave në biznes, duke theksuar se fuqizimi ekonomik dhe pavarësia financiare e grave është njëra ndër format konkrete të mbështetjes afatgjate për krijimin e mundësive të barabarta dhe realizimin e barazisë së plotë gjinore.


Përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës para kryeministrit Hoti kanë ngritur shqetësimet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të grave, parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe plotësimin e legjislacionit në mbështetje të realizimit të barazisë gjinore.

Kryeministri Hoti, është zotuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin konkret në përditësimin, plotësimin dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të parandaluar dhe evituar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, si dhe për të fuqizuar shërbimet sociale, rehabilitimin dhe risocializimin e të gjitha viktimave të dhunës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori