LAJMI I FUNDIT:

Hoti paraqet buxhetin në Kuvend, shpenzimet dy miliardë euro

Hoti paraqet buxhetin në Kuvend, shpenzimet dy miliardë euro

Ministri i Financave ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2017 në Kuvendin e Kosovës ka thënë se për herë të parë sivjet gjatë hartimit është konsultuar edhe shoqëria civile.

Ai tha se ka shumë sfida për t’i adresuar dhe se kërkesat kanë qenë më të mëdha se sa mundësit për financim.


“Parimet gjatë hartimit kanë qenë ruajtja e stabilitetit fiskale, rritjen e investimeve kapitale dhe qështje të tjera. Buxheti është në dakordime me FMN-në”, theksoi Hoti.

Trendi i rritjes ekonomik, sipas tij, do të jetë së paku 4.4 për qind edhe pse mund të shkojë më shumë.

Hoti ka thënë se të hyrat do të jenë 1 miliard e 725 milionë, me rritje 28 për qind. Të hyrave sipas tij, janë nga Dogana dhe ATK-ja por edhe luftimi i ekonomisë jo formale. Shpenzimet më 2017, do të jenë 2 miliardë euro më një rritje prej 38 për qind. /Telegrafi/

MSA-ja sipas tij, ka ulur të hyrat për 60 milionë euro.