LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk kemi bërë marrëveshje me PDK-në për Projektligjin e Buxhetit e vitit 2021

Hoti: Nuk kemi bërë marrëveshje me PDK-në për Projektligjin e Buxhetit e vitit 2021

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk është bërë marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për Projektligjin e Buxhetit e vitit 2021.

Hoti këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Trustit dhe Bankës Qendrore të Kosovës.


“Ne e kemi dorëzuar Projektligjin për Buxhet në Kuvend unë pres që ai të kaloj tashmë nëpër procedura parlamentare. Nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për Projektligjin e Buxhetit, me ta ka qenë marrëveshja për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ata kanë ardhur me disa amendamente. Ne i kemi pranuar ato amendamente dhe ju e dini nga fillimi ne kemi bërë ftesë për komplet opozitën që të bëhen pjesë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Hoti.

Ai po ashtu, bëri të ditur se ditën e premte nga ora 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Hoti: Të premten hapet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti
Lexo po ashtu Hoti: Të premten hapet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

“E falënderoj Trustin dhe BQK-në për kryerjen e të gjitha procedurave në mënyrë që qytetarët shumë shpejtë të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e këtyre fondeve. Nga informatat që morëm është hapur edhe ueb-faqja. Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”, tha kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/