LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në, do ta përmbyllim sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Hoti: Nuk ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në, do ta përmbyllim sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe LVV-së.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë duke punuar për të dakorduar një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetareve në zgjedhjet e 6 tetorit.


Sipas tij, deri më tani të dy partitë janë pajtuar për madhësinë dhe organizimin e Qeverisë, e cila siç tha ai do të ketë vetëm 12 ministri që do të kursejë miliona euro dhe do të rrisë efikasitetin e qeverisjes.

Po ashtu Hoti ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar në detaje programin për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe se janë pajtuar për shumicen e çështjeve.

Postimi i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.

Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.

Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike.(sic)


Ndryshe dje është zhvilluar takimi i tretë ndërmjet grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për të diskutuar për marrëveshjen për koalicion qeverisës. Në këtë takim është diskutuar për reformat që do të bëhen në fushën e ekonomisë në qeverisjen e ardhshme, duke u dakorduar të dy partitë për 90 për qind të temave.

Përfundon takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë
Lexo po ashtu Përfundon takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë

Ndërsa sipas përfaqësuesve të këtyre partive do të mbahen edhe katër takime deri tek arritja e një marrëveshje për koalicion qeverisës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori