LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk jemi vonë me Ligjin e Rimëkëmbjes, kemi avancuar më së shumti nga vendet e rajonit me mbështetjen për qytetarët e bizneset

Hoti: Nuk jemi vonë me Ligjin e Rimëkëmbjes, kemi avancuar më së shumti nga vendet e rajonit me mbështetjen për qytetarët e bizneset

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për zhvillimet e fundit në vend, për rëndësinë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, për afërsinë e mundshme me PDK-në dhe kritikat e opozitës, për mospajtimet për dialogun me partnerin AAK-në dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje për shkak të Presidentit.

Hoti gjatë intervistës ka vlerësuar se nuk është vonuar miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, por është në kohën e duhur.


I pari i Qeverisë u shpreh se në krahasim me vendet e regjionit, Kosova ka avancuar shumë në aspektin e ndihmës që u ka dhënë qytetarëve dhe bizneseve.

“Unë mendoj që ne më së shumti kem avancuar në Pakon për mbështetje për qytetarët dhe bizneset në krahasim me shtetet e rajonit. Vendet në regjion nuk shkojnë më shumë se 2.3 apo 2.5 apo 3 për qind të vlerës së bruto produktit vendor, si ndihmë që i jepet ekonomisë. Ndërkohë që ne vetëm me fondin për rimëkëmbje që është pjesë e buxhetit për vitin 2020, 365 milionë euro, pjesa më e madhe tashmë është futur në ekonomi, pra nuk jemi vonë”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në “Përballje”, / Foto: Korab Basha

Ai u shpreh se nëse ky ligj do të miratohej më herët, tash do t’i kishim parë efektet, por prapë sipas tij nuk është vonë.

“Të ishte miratuar më herët, tash do i kishim ndje efektet, por në kohën e duhur është realisht. Tash jemi në valën e dytë të pandemisë, me masat që u desht t’i imponojmë masat shtrënguese, ku e kemi kufizuar qarkullimin dhe këto masa besoj që janë në momentin e duhur. Sikur t’i kishim miratuar më herët, ndoshta tash do t’i kishim ndjerë efektet, por ne i kemi marrë të gjitha masat që këto të zbatohen menjëherë”, u shpreh Hoti.

Sipas kryeministrit, elementet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike e kanë bërë Kosovën njërin ndër vende që u jep më së shumti mbështetje bizneseve gjatë pandemisë.

“Në Ligjin që e kemi pasur në fuqi kemi pasur 356 milionë euro që i kemi shpërndarë nëpër masa të ndryshme që i kemi bërë në Qeveri. Duke filluar nga ai 60 milionëshi që i kemi shpërndarë bizneseve, pastaj kemi bërë pikë të veçantë vetëm për gratë në biznes, vetëm për komunitetet jo-shumicë, për zhvillimin regjional, për dyfishim të subvencioneve në bujqësi, për rritje të mbështetjes në ndërmarrësi, për dyfishim të asistencës sociale të familjeve që janë me asistencë sociale”, shpjegoi Hoti gjatë intervistës.

Qeveria e Kosovës do ta përdorë të njëjtën qasje për ekonominë edhe në vitin 2021, ku planet, sipas Hotit janë që shuma prej 182 milionë euro të rritet deri në 200 apo 220 milionë euro.

“Të njëjtën qasje do ta përdorim edhe për vitin 2021, ku i kemi të planifikuara në ligjin që është tani në Kuvend 182 milionë euro, kjo shumë do të rritet për të shkuar deri në 200 deri në 220 milionë me një listë të masave të thjeshta, sa më objektive që të mos ketë procedura byrokratike që të aplikohen  ato”, u shpreh kryeministri.

“Bizneseve do tu mbulohen deri në 80 për qind të kolateralit të kredive, që është lehtësim tepër i madh, do të zhvillohen instrumente të veçanta për bujqësi, apo bizneset e reja. Një tjetër element i ligjit është lirimi nga interesat dhe ndëshkimet që kanë vonesa për pagesat e tatimeve për shkak të pandemisë gjatë këtij viti. Këto e bëjnë Kosovën ndër vendet që jep mbështetjen më të madh që u japin bizneseve gjatë pandemisë”, shoi ai tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori