LAJMI I FUNDIT:

Hoti: BE nuk e detyroi Kosovën të futet në bisedime, dialogu krijoi mundësi të reja pas shpalljes së Pavarësisë (Video)

Hoti: BE nuk e detyroi Kosovën të futet në bisedime, dialogu krijoi mundësi të reja pas shpalljes së Pavarësisë (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se Kosova mund të ishte më e ashpër me Brukselin nëse klasa politike në Kosovë do të ishte më unike për çështje të jashtme.

Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet të jetë partner serioz dhe duhet të tregoj lojalitet ndaj Bashkimit Evropian.

“Jemi shtet i ri dhe nuk kemi kredenciale të kushtëzojmë Brukselin. Faji për vizat nuk është te BE-ja por në Kosovë…Ka politikanë në Kosovë që nga viti 2010 kanë hapur shampanjë se gjoja u liberalizuan vizat”.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se taksa ndaj Serbisë ka ardhur në kohën kur kjo e fundit po sillet me arrogancë ndaj Kosovë.

“Nuk është vendim i Qeverisë, por nga shoqëria, mediat…Serbia i ka humbur të gjitha lojërat me Kosovën”, tha Hoti.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thotë se për shkak të kaluarës politika e Kosovës është në avantazh ndaj asaj serbe.

“Politika e Kosovës është në pozitë shumë më të favorshme në raport me atë serbe, për shkak të kaluarës së afërt”.

Hoti thotë se Brukseli nuk e ka detyruar Kosovën të ulet në tryezën e dialogut me Serbinë.

“Dialogu i ka krijuar Kosovës mundësit e veta pas shpalljes së Pavarësisë. Republika e Kosovës ka interesa jetike të ketë raporte të mira me një shtet fqinj”.

“Brukseli ka interesa që Ballkani perëndimor të ketë stabilitet, por ata nuk i shohin gjërat siç i shohim ne”, tha më tej Rexhep Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori