LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Në ditët e ardhshme do të gjejmë një zgjidhje për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Hoti: Në ditët e ardhshme do të gjejmë një zgjidhje për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka vizituar komunën e Deçanit, ndërsa pas takimit me kryetarin Bashkim Ramosaj tha se në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjejnë një zgjidhje për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Hoti në një konferencë për media tha se janë për t’i promovuar interesat e banorëve të Deçanit si dhe për të treguar kujdesin e nevojshëm për objektet kulturore dhe fetare.

Ramosaj jep ultimatum: Do të presim deri me 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë
Lexo po ashtu Ramosaj jep ultimatum: Do të presim deri me 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë

“Diskutuam për çështje të rëndësishme, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit, në veçanti për ndërtimin e rrugës së manastirit. Kemi kulturë institucionale për të respektuar ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës si dhe vendimet e nxjerra nga institucionet tona. Jemi këtu për të mbrojtur dhe promovuar interesat e banorëve të Deçanit si dhe për të treguar kujdesin e nevojshëm për objektet kulturore dhe fetare. Jam i bindur që në diskutimet në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë, të dakorduar nga të gjitha palët”, ka thënë Hoti, raporton Telegrafi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se interes i tyre i përbashkët është ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë.

Ramosaj tha se shpreson që do të zgjidhen të gjitha problemet, me të cilat kjo komunë përballet që një kohë të gjatë.

“Është përkushtim yni i përbashkët që të ndërtohet rruga dhe të zgjidhim kontestin në tërësi. Vlerësoj dhe shpresoj që jemi në rrugë të mirë për të zgjidhur të gjitha problematikat në të cilat Deçani përballet që një kohë të gjatë”, ka thënë Ramosaj.

Hoti pas takimit me Ramosajn do të vizitojë edhe Manastirin e Deçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori