Ministri i Financave, Avdullah Hoti, deklaroi të mërkurën se është momenti i fundit që të përfundojë fiskalizimi i të gjitha pikave të karburanteve.
Ministri Hoti këtë deklaratë e bëri gjatë takimit që pati me përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve.
“Administrata Tatimore e Kosovës do t’i merr të gjitha masat ligjore për kontrollin e subjekteve dhe zbatimin e ligjshmërisë sa i përket fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve”.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e naftëtarëve, shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që ky proces të përfundoj sa më shpejt.
Sa i përket çështjes së ngritur nga Shoqata e Naftëtarëve, që ka të bëjë me humbjen dhe avullimin e produkteve të caktuara gjatë transportit dhe ruajtjes së tyre, Ministri Hoti tha se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është duke e trajtuar këtë çështje dhe së shpejti do gjejnë një zgjidhje.
Ai bëri të ditur se kjo do të bëhet përmes aprovimit të një ligji të ri ose vendimi, që do të bazohet në direktivat e BE-së që e rregullon këtë çështje.
Ministri i siguroi naftëtarët se do të trajtohet edhe kërkesa e tyre për Depo Doganore, përmes formimit të një grupi punues që do e analizojë këtë kërkesë dhe do propozoj një rekomandim për zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit