LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të qeverisë së re

Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të qeverisë së re

I nominuari për kryeministër i qeverisë së mundshme në krye me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish-zëvendëskryeministri i qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, Avdullah Hoti, ka thënë se mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të qeverisë së re.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të hyjnë në qarkullim sivjet, ku sipas tij, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, shkruan Hoti, përcjell Telegrafi.


Ai shton se në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen të gjitha odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat dhe investitorë nga diaspora.

“Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re. Kjo pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës”, përfundon ai.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro, për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë këtë kohë të pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori