LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Projektligji për Rimëkëmbje krijon momentum të ri, ftoj deputetët ta votojnë

Hoti: Projektligji për Rimëkëmbje krijon momentum të ri, ftoj deputetët ta votojnë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shpreson që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të marrë mbështetjen e  të gjithë deputetëve pa përjashtim.

Hoti gjatë seancës se Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka krijuar një momentum të ri.

“Ndihem mirë që sot erdhëm në këtë pikë ku u bëmë bashkë për t’ju dal në ndihmë qytetarëve të vendit. Pakoja ekonomike prej 365 milion eurove, 80 për qind e saj është shpërndarë në masën më të madhe. Në bazë të studimit të FMN-së, pakoja jonë është ndër më të mëdha në regjion dhe më gjerë si për qind e bruto produktit vendor. Kemi arritur që ti parandalojmë largimin e bizneseve nga tregu dhe të parandalojmë që familjet të bijën në pragun e varfërisë. Ligji i sotëm shpresoj që të marr mbështetjen e  të gjithë deputetëve pa përjashtim, pasi krijo një momentum të ri. E veçanta në këtë ligj është tërheqja nga trusti pensional, mbi 200 milion euro qarkullim. Të gjitha këto mjete të pa tatimuara që do t’i marrin qytetarët”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Hoti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Përplasje për vota, Xhafer Tahiri i reagon bashkëpartiakes Rrezarta Krasniqi: Po e sulmon shtëpinë tënde

Përplasje për vota, Xhafer Tahiri i reagon bashkëpartiakes Rrezarta Krasniqi: Po e sulmon shtëpinë tënde

Lajme
Kalo në kategori