LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kurti nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet as kryeministër

Hoti: Kurti nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet as kryeministër
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk e pengon asnjë kundër-kandidat në zgjedhje me kushtin që nuk ka problem me ligjin.

“Dëshiroj që jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin. Kushdo që i plotëson këto kushte elementare pres të ballafaqohem me të gjithë për të gjitha fushat: ekonomi, shëndetësi, arsim…”, është shprehur Hoti.


“Ata që kanë probleme me ligj nuk është dashtë të mbajnë poste publike. Nëse e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shihni se kryeministri paraprak nuk ka pasë të drejtë të jetë as deputet as kryeministër”.