LAJMI I FUNDIT:

Hoti me kritika Qeverisë: Sasia e naftës së importuar është ulur, të hyrat e shtetit nga akciza dhe TVSH-ja u rritën me 88 për qind

Hoti me kritika Qeverisë: Sasia e naftës së importuar është ulur, të hyrat e shtetit nga akciza dhe TVSH-ja u rritën me 88 për qind

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në raport me politikat fiskale të qeverisë.

Përmes një shënimi në Facebook, Hoti ka thënë se qeveria ka rënduar buxhetin e qytetarëve duke rritur fitimet nga akciza e naftës në kohën kur sipas tij është ulur sasia e importuar e naftës.


“Ja sa të mençura janë politikat fiskale të qeverisë në kulmin e krizës sociale nga rritja e çmimeve.

Gjatë vitit 2022, krahasuar me 2021:

-Sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%,

-Por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro)”, ka analizuar Hoti duke iu referuar të dhënave të Institutit GAP.

Ai thotë se po të ishin marrë për bazë propozimet e tyre, këto para do të ishin në buxhete familjare e jo në llogari bankare të qeverisë.

“Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/