LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Koalicioni PAN nuk ka legjitimet për të qeverisur

Hoti: Koalicioni PAN nuk ka legjitimet për të qeverisur

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kuvendi po mbahet peng i koalicionit PAN. Dhe që, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, po sillet sikur shefi i PAN-it.

Hoti,  ka thënë se në sesion vjeshtor 2018 kanë mbetur 11 seanca të hapura, dhe që pikat e rendit të atyre seancave janë bartur në këtë vit.


“Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse pa legjitimitet që po e shfrytëzon situatën e krijuar nga mungesa e një grupi të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse pa legjitimitet që po e shfrytëzon situatën e krijuar nga mungesa e një grupi të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë.

Në sesionin vjeshtor 2018, të 11 seancat e filluara patën mbetur të hapura. Pikat e rendit të ditës të atyre seancave u bartur në këtë vit.

Sivjet prapë është e njëjta situatë. Janë 8 seanca të hapura me 61 pika të rendit të ditës.

I gjendur në një situatë të tillë të pafuqisë politike për të siguruar funksionimin e rregullt të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit si shef i PAN-it i lut tani grupet parlamentare që t’i diskutojnë çështjet që presin për votim me deputetë dhe të dakordohen për datën e votimit të tyre.

Deputetët e opozitës janë duke folur qartë për gati një vit. Përmes mos votimit, deputetët e opozitës i kanë treguar koalicionit PAN se nuk ka legjitimitet për të qeverisur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori