LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

Gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre 19 trupa shqiptarë dhe 2 serbë. Me urdhër të prokurorisë janë duke u hulumtuar disa lokacione në Kosovë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë gjetur eshtra në pesë lokacione në Serbi.

Kështu ka thënë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i cili po ashtu tha se ka mungesë të stafit, për çka ka kërkuar përkrahje edhe nga ambasadat.


Ai në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se duhet të bëhet presion edhe ndaj BE-së për të kërkuar nga Serbia zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur.

“Jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për Personat e Zhdukur. Janë adresuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur. Ne konsiderojmë që familjarët duhet të kenë benefite tjera. Njëkohësisht kemi adresuar edhe një rekomandim që mos të quhet Ligji për Personat të Zhdukur por Ligji për Personat e Zhdukur me forcë. Brenda territorit të Kosovës janë urdhëresa prej prokurorisë për hulumtime, ne kemi filluar të punojmë. Për hir të familjarëve, ne nuk i kemi bërë publike. Janë pesë lokacione që janë dhënë urdhëresa për hulumtime….”, tha ai.

Më tej, ai ka paraqitur edhe sfidat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, raporton KP.

“Një nga sfidat që kemi si komision është mungesa e saktë e informacioneve. Ne jemi të vetëdijshëm që ka manipulime nga Serbia. Një nga sfidat që e kemi diskutuar edhe në Bruksel, është çështja e arkivave shtetërore…

Ne mendojmë që arkivat shtetërore të Serbisë ndihmojnë shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. 21 identifikime kanë qenë brenda këtij viti, 19 prej tyre janë shqiptarë dhe dy serbë”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori