Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot Forcës së Sigurisë së Kosovës iu kanë shtuar edhe tre oficerë të ri.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga 15 dhjetori i këtij viti ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Hotit:
“Sot, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe tre oficerë të ri. Falënderime për Bundeswehrin!
Nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga data 15 Dhjetori i këtij viti ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Urime për Oficerët e ri dhe faleminderit Qeverisë së Gjermanisë, Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Bundeswehr-it, për përkrahjen e vazhdueshme që i dhanë Kosovës në kohën më të vështirë për popullin tonë por edhe për dekada të tëra më pas, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt afrimit me shtetet aleate. Aspirata për anëtarësim në NATO do të jetë edhe më legjitime dhe e fuqishme kur oficere e oficerë të ri të FSK-së kryejnë Akademi Ushtarake si këta tre nëntogerët tanë në Gjermani”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?