LAJMI I FUNDIT:

Hoti flet rreth përfshirjes së PDK-së në Qeveri, thotë se koalicioni është stabil dhe nuk ka arsye për kombinime tjera 

Hoti flet rreth përfshirjes së PDK-së në Qeveri, thotë se koalicioni është stabil dhe nuk ka arsye për kombinime tjera 
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se koalicioni qeverisës është stabil dhe nuk ka arsye për kombinime tjera qeverisëse.

Hoti këto komente i bëri në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, pas pyetjes nëse janë të gatshëm të përfshijnë në koalicion edhe Partinë Demokratike të Kosovës.


“Për këtë duhet ta pyesni kryetarin e LDK-së. Por, koalicioni qeverisës është duke funksionuar, i pat vendimet e rëndësishme që sot i morëm. Qeveria është stabile dhe për aq kohë sa është stabile nuk shoh arsye për kombinime tjera”, u shpreh Hoti, duke shtuar se janë duke e respektuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, raporton Telegrafi.

Mustafa tregon 'pse u hoqën vijat e kuqe ndaj PDK-së', flet për 'mini-shengenin', aktakuzat nga Specialja dhe Vjosa Osmanin
Lexo po ashtu Mustafa tregon 'pse u hoqën vijat e kuqe ndaj PDK-së', flet për 'mini-shengenin', aktakuzat nga Specialja dhe Vjosa Osmanin

Ndryshe, ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori