LAJMI I FUNDIT:

Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale

Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Dy prej tyre kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro, ndërsa e treta marrëveshja për reformimin e ndihmës sociale, e cila u rikthye për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.


Mirëpo sërish kritik ndaj kësaj kredie u shpreh, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga ministri që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera.

Siç tha ai, ka ndodhur në Qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai.

Krahas këtyre, Komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori