LAJMI I FUNDIT:

Hoti me akuza për Qeverinë Kurti: Dështim total, e pafalshme të lejohet kjo lloj qeverisje

Hoti me akuza për Qeverinë Kurti: Dështim total, e pafalshme të lejohet kjo lloj qeverisje

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë për bllokim të investimeve kapitale, duke thënë se edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë.

Hoti thotë se “i kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën”.

“I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend”.

“Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori