LAJMI I FUNDIT:

Hoteli ofron ‘ninulla’ që ngjajnë me tingujt e zakonshëm shtëpiak, për t’ju ndihmuar vizitorëve të ndihen sikur janë në shtëpi (Foto)

Hoteli ofron ‘ninulla’ që ngjajnë me tingujt e zakonshëm shtëpiak, për t’ju ndihmuar vizitorëve të ndihen sikur janë në shtëpi (Foto)

Për t’ju ndihmuar mysafirëve që të ndihen sa më shumë si në shtëpi, një zinxhir hotelesh në Glasgow të Skocisë, ofron shërbimin që ngjanë me tingujt e zakonshëm shtëpiak, si fshesa me korrent, tharësja e rrobave apo ndonjë bisedë e qetë në largësi.

Në dhomat që fillojnë prej dhjetë euro, mysafirët kanë mundësi të lëshojnë falas këto ninulla të veçanta, që tingëllojnë sikur makina për larjen enëve, macja që gërvisht dyshemenë, apo ventilet e radiatorëve, transmeton Telegrafi.


Lista përfshinë edhe zhurmën që ngjanë me trafikun e rrugës, por pa sirena, si dhe atë që duket sikur dikush është duke bërë dush.

Të gjitha këto, janë përzgjedhur nga një sondash të cilit i janë përgjigjur vizitorët. Kërkesë e tyre, ishte edhe përfshirja e zhurmës së valëve të detit dhe shiut të lehtë.

“Dhomat janë shumë të qeta, gjë që po u shkakton bezdi disa prej vizitorëve. Me anë të këtij projekti, po mundohemi t’i bëjmë të ndjehen sikur janë në shtëpinë e tyre dhe të flenë sa më mirë”, thuhet në raport.

Pasi të zgjedhin tingullin e dëshiruar, mysafirëve u kërkohet të ndalojnë çdo sinjal me tingull që iu vije prej telefonit. /Telegrafi/