LAJMI I FUNDIT:

Horrori që përjetoi Luana Vjollca dhe tentativa e vrasjes

Horrori që përjetoi Luana Vjollca dhe tentativa e vrasjes

Situata e cila ka degraduar në sherr me grushta mes fansit të Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt mund të kishte përfunduar edhe në vrasjen e këtij të fundit.

Dje, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte, shkruan Panorama. Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e të dashurit të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh, transmeton Panorama.

Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazë të Re, afër Pallatit me Shigjeta. Në këtë kohë, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar tek xhami i parë Luanës duke i bërtitur, por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen.


Zbardhen detaje nga sherri që u përfshinë Luana Vjollca dhe i dashuri i saj (Foto)
Lexo po ashtu Zbardhen detaje nga sherri që u përfshinë Luana Vjollca dhe i dashuri i saj (Foto)

Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës. Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se Lila teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë.

Ai ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila kishte fishekun gati për t’u shkrepur.

Luana më pas është shoqëruar në Polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016. I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”.

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?

Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?

Magazina
Kalo në kategori