LAJMI I FUNDIT:

Hoqi prangat, rrëmbeu armën dhe filloi të gjuajë drejt policisë – kamerat filmuan gjithçka brenda veturës policore

Hoqi prangat, rrëmbeu armën dhe filloi të gjuajë drejt policisë – kamerat filmuan gjithçka brenda veturës policore

Një grua nga Oklahoma, e cila ishte në pjesën e pasme të një veture policie, akuzohet se hoqi prangat, rrëmbeu një pushkë dhe hapi zjarr – incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja ndodhi jashtë qytetit amerikan të Oklahoma, raporton foxnews.


Sipas policëve, gruaja e identifikuar si 36-vjeçarja Rachel Zion Clay, ishte ndaluar për sjellje të çrregullt në trafik dhe u arrestua, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa ishte në ulësen e pasme të një veture patrullimi, ajo mundi të lironte kyçin e dorës nga prangat të cilat ishin vendosur siç duhet”, tha nënsherifi i qarkut Grady, Gary Boggess.

Watch the latest video at foxnews.com

Në pamjet nga kamera e veturës së policisë, gruaja shihet duke mbajtur pushkën dhe duke qëlluar nga xhami i pasmë.

Clay u barrikadua në veturë dhe u dorëzua pas më shumë se tre orë negociatash. Autoritetet thonë se ajo rezultoi pozitive për metamfetaminën.

Si oficeri, ashtu edhe civilët pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe që atëherë janë liruar nga spitali, sipas autoriteteve.

Boggess tha se zyra e tij tani po bën ndryshime në protokolle në një përpjekje për t’i mbajtur policët të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori