LAJMI I FUNDIT:

Hoqi pallton nga trupi për ta mbuluar të pastrehun e shtrirë në rrugët e New Yorkut, lëre që u sulmua pikërisht nga ai – por edhe ia vodhi portofolin

Hoqi pallton nga trupi për ta mbuluar të pastrehun e shtrirë në rrugët e New Yorkut, lëre që u sulmua pikërisht nga ai – por edhe ia vodhi portofolin

Një burrë derisa po ecte rrugëve të New Yorkut, pa një të pastrehë të shtrirë në tokë në këto ditë të ftohta dhe pa u menduar dy herë zhveshi pallton me të cilën e mbuloi të pastrehun.

Por ky veprim i tij i mirë vetëm sa i kushtoi shtrenjtë, i pastrehu lëre që nuk u tregua falënderues, por e grushtoi dhe i mori portofolin nga xhepi, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur viktima 59-vjeç u mundua ta ndihmojë 25-vjeçarin Xavier Israel, i cili po qëndronte i shtrirë në trotuar në rrugën 456, në ditët kur temperaturat kanë rënë nën zero.

Viktima u mundua të tregohet tejet i kujdesshëm duke e mbuluar ngadalë me pallton që e kishte veshur, por Israel u ngrit shpejtë në këmbë duke e përplasur për tokë.

Ai filloi ta grushtoj dhe në një moment ia nxori nga xhepi portofolin, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë disa orë më vonë i pastrehu u arrestua nga policia, dhe ndaj tij rëndojnë pika të aktakuzës për sulm fizik dhe vjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori