LAJMI I FUNDIT:

Hoqën dorë nga bota moderne dhe luksi, jetojnë me foshnjën në furgon – çifti australian përshkruan 15 mijë kilometra

Hoqën dorë nga bota moderne dhe luksi, jetojnë me foshnjën në furgon – çifti australian përshkruan 15 mijë kilometra

Pandemia e coronavirusit ka bërë që shumica e vendeve të aplikojnë masën e izolimit total, duke ia vështirësuar jetën qytetarëve.

Megjithatë, për disa këtë e kanë pranuar me sportivitet duke vendosur të jetojnë në “shtëpi me rrota” – të largojnë stresin dhe brengat e përditshme, transmeton Telegrafi.

Në tetor të vitit të kaluar, Karstan Smith u kthye nga udhëtimi katër mujor nëpër Australi, ku së bashku me partneren Maksin dhe beben Zuri i përshkuan me furgon 15 mijë kilometra.

Kur u kthyen në shtëpi, hodhën në mbeturina 90 për qind të rrobave, siguruan gjësendet e tjera të nevojshme dhe filluan planifikimin e aventurës së ardhshme familjare.

Karstan dhe Maksin janë përfaqësues të trendit të ri që po qarkullon nëpër rrjete sociale, dhe promovojnë thjeshtësinë e jetës në rrugë – #vanlife.

Iniciator i këtij trendi është Foster Huntington, dizajneri Ralf Lauren që për herë të parë publikoi fotografi nga udhëtimet e tij me këtë hashtag.

Dhjetë vite dhe 9.4 milionë postime më vonë, hashtagu u rrit brenda një stili të jetës së lirë dhe sharmante, me furgonë të modifikuar, kapela të kaubojve, jetë kjo të cilën e shijojnë në maksimum 20-vjeçarët.

Megjithatë, Karstan dhe Maksin vendosën këtë trend paksa ta ndryshojnë. Kur postimi i parë #vanlife u shfaq, ata tashmë kishin shkuar në Australi dhe Evropë – duke blerë një furgon të vitit 1971 me të cilin vendosën që sërish ta vizitojnë Australinë.

12 vite, një martesë e transmetuar live në televizion dhe tetë furgonë të Volkswagen dhe aventura e tyre po vazhdon, kurse ardhja në jetë e vajzës së tyre gjatë vitit 2019 nuk ndryshoi asgjë në jetën e tyre – përveç dëshirës që ndjekësve në Instagram t’ju ofrojnë një fotografi të qartë të jetës së tyre nëpër rrugë.

“Instagrami është i rrezikshëm. Nuk është gjithçka vetëm plazhe të bukura, bari të rregulluar dhe lindje të diellit”, ka thënë Karstan për The Guardian.

Dyshja kanë pranuar se janë marrë paksa me editimin e fotografive idilike nga udhëtimet e tyre – duke i shlyer disa fotografi nga profili i tyre dhe duke publikuar tjera, me të gjithë njerëzit, anijet dhe ndërtesat në prapavijë.

Si jetojnë këta nomadë? Kryesisht falë marrëveshjeve të sponsoruara dhe dhuratave, për shkak të cilave akoma insistojnë në prezantim idilik të këtij stili të jetës.

Po, fëmijët në këtë udhëtim? Maksin, thotë se përveç të qenit prind i mirë, njerëzve u pëlqejnë fotografitë e bukura – por që më shumë kërkojnë të dinë se si duket të qenit prind dhe të udhëtoni me furgon.

Dyshja thonë se të qenit prind dhe jeta në furgon është e përkryer, duke bërë thirrje që të mos e “prezantojnë këtë jetë për diçka që nuk është”.

View this post on Instagram

A post shared by MAX-INE (@livelifetothemaxx)

Aventura e tyre e ardhshme do të jetë e dokumentuar në YouTube, kurse tashmë kanë arritur marrëveshje me Amazon.

“Vetëm duam që njerëzit ta kuptojnë se nuk keni nevojë për anije luksoze prej mbi 100 mijë dollarë për ta parë Australinë, dhe se këtë mund ta bëjnë edhe nëse i kanë fëmijët me vete”, kanë porositur ata.

Si me foshnje, Maksin thotë se ekziston momenti i përkryer për udhëtim. Sipas dyshes, hapi i parë është më i rëndësishmi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MAX-INE (@livelifetothemaxx)

View this post on Instagram

A post shared by MAX-INE (@livelifetothemaxx)

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori