LAJMI I FUNDIT:

Honda do të fillojë shitjen e mini-furgonave elektrikë komercialë në pranverën e vitit 2024

Honda do të fillojë shitjen e mini-furgonave elektrikë komercialë në pranverën e vitit 2024

Honda Motor Co tha të mërkurën se do të fillojë shitjen e furgonëve elektrikë komercialë, të përmasave mikro në pranverën e vitit 2024, si pjesë e përpjekjes së saj për të elektrizuar linjën e saj të automjeteve.

Prodhuesit japonezë të automjeteve po kthehen tek kamionët e vegjël komercialë si një mënyrë për t’i bërë automjetet elektrike me bateri (BEV) të njohura në vend, duke përdorur përmasat e veturave unike për vendin mes presionit për të ulur gjurmën e karbonit, transmeton Telegrafi.


Furgoni elektrik i Honda-s, ka një distancë të synuar udhëtimi prej 200 kilometrave dhe po kërkon të vendosë çmimin në rreth 7,270 dollarë.

Modelet hibride benzinë-elektrike mbeten shumë më të njohura në Japoni dhe BEV-të përbënin vetëm 1 për qind të makinave të pasagjerëve të shitur në Japoni vitin e kaluar. /Telegrafi/