LAJMI I FUNDIT:

Honda Pilot së shpejti do prezantojë variantin e ri Black Edition

Honda Pilot së shpejti do prezantojë variantin e ri Black Edition

Gjenerata e katërt Honda Pilot do të hyjë në vitin 2025 me disa ndryshime minimale.

Modeli LX është larguar nga formacioni, dhe do të zëvendësohet nga modeli Black Edition që kap vlerën e 55,675 dollarëve (mbi 50 mijë euro).


Me largimin e LX-së, janë rritur çmimet e të gjithë SUV-ve nga Honda për mbi 2000 euro.

Bëhet e ditur se varianti i ri Black Edition ofron ulëse lëkure dhe timon me qepje me ngjyrë të theksuar të kuqe.

Ndryshe, të gjitha modelet Pilot nga Honda fuqizohen nga një motor 3.5 litërsh V6 me 285 kuaj fuqi, dhe lidhen me një transmision automatik me 10 shpejtësi. /Telegrafi/