LAJMI I FUNDIT:

Honda Civic Type R shfaqet duke u testuar në pistë (Foto)

Honda Civic Type R shfaqet duke u testuar në pistë (Foto)

Xhirot nëpër pistë, treguan disa prej ndryshimeve

Kjo makinë që është lansuar në vitin 2017, deri më tani ka pësuar katër ndryshime, ndërsa është duke u përditësuar për lansimin e ri që bëhet më 2020, transmeton Telegrafi.


Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë teksa po testohej në Nurburgring të Gjermanisë. Në fakt ishin dy makina të njëjta, një e verdhe dhe një e bardhë.

Makina e bardhë është fotografuar edhe pa krahun e pjesës së pasme, që nënkupton se kjo makinë mund t jetë duke u testuar në nivele të ndryshme. Apo thjeshte testonte këtë pjesë, që mund ta vendosë në makina tjera.

Tavani i makinës së verdhë, ishte i mbuluar me shtresën e kamuflazhit, që mund të fshihte pjesët me fibra karboni, apo shtresën e tavanit që edhe mund të largohet.

Modeli aktuar i Honda Civic Type R prodhon 306 kuaj fuqi, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. /Telegrafi/